Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e përmbylljes së punës për vitin 2018 dhe festave të fundvitit mbanë konferencën përmbyllëse për medie.
Konferenca mbahet në ora 11:00 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Ndryshe, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ditë më parë ka bërë thirrje për që qytetarët të kenë kujdes të shtuar në komunikacion gjatë festës.
Përmes Facebook-ut, Haradinaj ka shkruar se me shqetësim dhe dhimbje të thellë po i pranon lajmet për tragjeditë në komunikacion, ku po humbin jetën të rejat dhe të rinjtë tanë.
Ai ka apeluar te çdo qytetar që këto ditë feste të mbajnë gëzim e lumturi e jo të shkaktojnë dhimbje.
“Apeloj Policinë e Kosovës të jenë vigjilentë dhe të pa-kompromis ndaj atyre që shkelin rregullat e komunikacionit dhe sigurinë. Qytetarë dhe policë, të mobilizohemi bashkë që të mundim tragjeditë nga trafiku”, ka shkruar Haradinaj.
Begaj nis vizitë shtetërore në Jordani
U godit nga i biri me sëpatë, QKUK-ja jep detaje për gjendje...
Rrëzohet helikopteri në Rusi, tre të vdekur
Tahiri: Osmani ishte në ShBA, por nuk tregoi pse nuk arriti ...
Sanohen defektet teknike, treni Pejë-Prishtinë rikthehet në ...
Dyshonin se bënte magji, 4 persona në Indi sulmojnë për vdek...