Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj të dielën në manifestimin për ditën e Veteranit u ka kërkuar luftarëve të UÇK-së të mos kenë frikë nga Gjykata Speciale.
“Ne do të përballemi me Gjykatën Speciale, mos u frikësoni bashkëluftarë, kemi dal para granatave dhe topave dhe nuk jemi frikësuar. Mos lejoni që askush të bëhet e keqja e tjerat, tregoni nderin e luftarit dhe të kombit. Askush mos u mshefni sepse nuk keni pse, nuk jeni vetëm”, ka thënë ai.
Haradinaj ka shtuar gjithashtu se nuk ka frikë nëse e thërrasin prapë.
“Unë nuk kam qenë vetëm sepse e kam pas popullin mbrapa, unë nuk do të frikësohem edhe nëse më thërrasin prapë”,ka thënë ai.
Ai po ashtu ka thënë se vrasjet e pasluftës janë bërë nga armiqtë.
“Vrasjet e pasluftës nuk janë vrasje e ushtarëve të UÇK-së, luftarët nuk vrasin pas shpine e natën. Krejt këto vrasje janë nga dora e armikut”, ka shtuar ai.
I pari i Qeverisë ka shtuar se familja Jashari e ka pri luftën për liri.
“ Ne jemi krenar që ne na ka pri një familje legjendare dhe sot shënohet 30 vjetorin e sulmit në familjen Jashari. Atëherë kur askush nuk ka besuar se në Kosovë ka arme dhe armë që do të i’a kthejnë armikut. Shikoni sa krenare e sa e çmuar është rruga jonë për liri”, ka thënë ai.
Haradinaj ka shtuar gjithashtu se luftarët janë meritor për liri, shkruan arbresh.info.
“Meritor pse kemi të lirë është luftari, bashkë luftarët tanë, dëshmorët, invalidët, familjet e dëshmorëve”, ka shtuar ai.
E duke i’u drejtuar luftarëve ka thënë se i di kushtet në të cilat jetojnë.
“E di se ndonjëri prej juve është dashtë te koordinohet me shokë që të vij në ketë manifestim pasi nuk ka veturë, e di se e keni vështirë kur ju vie fatura e rrymës pasi është e shtrenjtë, e di se e keni vështirë kur i dërgoni fëmijët në shkollë apo jus sëmurët ndonjë familjarë, e di nëpër çfarë po kaloni ju bashkëluftarë”, ka thënë ai. /Arbresh.info/
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...