​Autogoli më qesharak i vitit: Portieri e driblon veten dhe shënon autogol

11:30 | 30 Dhjetor 2018
A Z

Portieri 27-vjeçar i Ascolit, Filippo Perucchini, nuk do ta harrojë kurrë autogolin që e dha gjatë ndeshjes mes Palermos dhe Ascolit në Serie B, nivelin e dytë të futbollit në Itali.
Të luash kundër liderëve të ligës ishte një detyrë mjaft e vështirë për një klub si Ascoli, që pozicionohet në mes të tabelës së Serisë B. Mirëpo, Perucchini e komplikoi këtë gjë edhe më shumë kur i shënoi vetes autogol, transmeton Gazeta Express.

Me vetëm 26 minuta lojë të kaluara, gjithçka dukej e qetë në ndeshjes mes këtyre klubeve kur qendërmbrojtësi Nahuel Valentini ia pasoi topin portieri, kur rezultati i ndeshjes ishte ende 0-0.

Perucchinin e kapi paniku për shkak të presionit nga sulmuesit i ekipit kundërshtar, Stefano Moreo. Portieri tentoi të rrokullisej me topin, por ai e dribloi veten dhe topi përfundoi brenda shtyllave të portës së tij.

Ish-lojtari i Milanit, i cili u transferua në Ascoli gjatë afatit kalimtar të verës, ishte po aq i tronditur sa të gjithë në stadium. Ai ra në gjunjë dhe e mbante fytyrën me duar në shenjë mosbesimi për atë që kishte ndodhur. /Gazeta Express/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale