Trajneri i ri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka bërë të ditur se ai do ta pranojë çfarëdo vendimi të klubit në fund të sezonit, por do të tentojë të arrijë rezultate sa më të mira deri në fund të sezonit.
Jose Mourinho u shkarkua nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit më 18 dhjetor, në sezonin e tij të tretë me “Djajtë e kuq”, vetëm 48 orë pas disfatës me rezultat 3-1 kundër Liverpoolit, transmeton Gazeta Express.
Në vend të tij u emërua ish-sulmuesi legjendar i klubit, Solskjaer, i cili ishte edhe trajner i klubit norvegjez, Moldes. Ai u emërua në këtë pozitë përkohësisht, deri në maj të këtij viti, kur pritet të kthehet në Molde.
Manchester Unitedi është duke kërkuar gjatë kësaj kohe për një trajner tjetër, të cilin dëshirojë ta emërojë pas përfundimit të këtij sezoni. Emrat më të përfolur për këtë pozitë janë Mauricio Pochettino dhe Zinedine Zidane.
Megjithatë, nëse Solskjaer arrin ta dëshmojë veten me ndonjë arritje të mrekullueshme gjatë pjesës së mbetur të sezonit, klubi mund t’ia besojë atij këtë pozitë edhe për sezonin e ardhshëm. Norvegjezi ka bërë të ditur se ai do të pajtohet me çfarëdo vendimi të klubit.
“Puna ime është për pesë muajt e ardhshëm sepse unë do t’ia lë punën atyre kur dikush tjetër emërohet në këtë pozitë. Ky është plani dhe kjo është puna ime për momentin, përfundon në maj. Në fakt përfundon në fund të qershorit, por ne nuk kemi ndeshje në qershor, kështu që puna ime është t’i ndikoj lojtarët në atë se çfarë është Manchester Unitedi”, ka thënë Solskjaer.
“Natyrisht, rezultatet dhe të gjitha gjërat e tjera kanë rëndësi, por unë duhet të sigurohem se mund t’i udhëzojë ata dhe t’i ndihmoj në atë mënyrë që brenda një apo dy viteve, kur të ulem dhe t’i shikon lojtarët duke luajtur mirë dhe duke fituar trofe, mund të ndihem si pjesë e tyre”.
“Je gjithmonë ambicioz natyrisht, por siç i kanë thënë edhe Ed Woodwardit dhe pronarëve, jam këtu për ta bërë një punë sa më të mirë dhe do ta bëj këtë gjë. Nëse në maj ju vendosni se dikush tjetër duhet të emërohet në këtë pozitë, atëherë fantastike dhe nëse vendosni se unë do të vazhdoj në këtë pozitë, atëherë jam i sigurt se do të pajtohemi”.
Siria prezanton kartëmonedha të reja, heqin imazhet e al-Ass...
Foda: Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme
Izraeli planifikon mbylljen e organizatave humanitare në Gaz...
Numërohen 50% e votave për kandidatët, dhjetëshja e më të vo...
Zelensky: Takim i aleatëve të Ukrainës më 6 janar në Francë
“Shembull forcës, guximit dhe shpresës”, Haxhiu ...