Xherdan Shaqiri është bërë njëri nga futbollistët më të dashur nga tifozët e Liverpoolit.
Mesfushori nga Kosova ka shkëlqyer që pas transferimit nga Stoke City me fanellën e kuqe duke shënuar gola të rëndësishëm dhe duke dhuruar asistime për bashkëlojtarët
Liverpooli kishte vendosur që t’i befasojë fëmijët e një shkolle fillore, duke i dërguar tre yjet e skuadrës, Xherdan Shaqiri, Andrew Robertson dhe Mohamed Salah.
Fillimisht fëmijët pyesnin se për kë bënin tifo, për Liverpoolin apo Evertonin dhe lojtarin e tyre të preferuar.
Pasi përgjigjeshin fëmijët e vegjël, Salah, Shaqiri dhe Robertson dilnin në skenë duke i befasuar ata.
Disa nga fëmijët e vegjël ishin edhe tifozë të rivalit lokal të Liverpoolit, Evertonit por gëzoheshin kur shihnin yjet e The Reds.
Shaqiri dhe Salah ishin dy lojtarët më të preferuar nga tifozët e vegjël të Liverpoolit.
Gjesti i klubit dhe lojtarëve për t’i befasuar fëmijët e vegjël është mirëpritur shumë në rrjetet sociale që kanë përshëndetur këtë iniciativë të Liverpoolit.
Trupat shqiptare në stërvitje për KFOR ’36 në Gjermani, Veng...
Përfundojnë bisedimet në Gjenevë, Zelensky akuzon Rusinë për...
Arrestohet një i ri në Ferizaj, konfiskohet armë zjarri edhe...
Rasti “Banjska”- Dëshmitari nga Shkupi thotë se dëgjoi të sh...
Howard: Pulisic mund të bëhet Salah ose De Bruyne i radhës n...
Dua Lipa uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës