Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, e ka falënderuar ish-trajnerin e vet, Jose Mourinhon, për shkak se i ka ndihmuar të përmirësohet si person.
Mourinho u shkarkua të martën paradite, pas dy viteve e gjysmë si trajneri i “Djajve të kuq”, ndërsa marrëdhënia e tij me Paul Pogban është folur si ndër çështjet më problematike në zhveshtoren e Unitedit.
Pogba ishte pjesë e skuadrës së Unitedit që e fitoi Evropa Ligën dhe Kupën e Ligës gjatë sezonit të parë të Mourinhos.
“Ne fituam trofe me Josen dhe për këtë e falënderoj”, tha Pogba.
“Ai më bën të përmirësohem, po ashtu edhe si person. Tani mbetet në të kaluarën dhe dua ta falënderoj. Mendoj se njëjtë ndihen edhe futbollistët tjerë”, shtoi ai.
Francezi i bëri këto komente pas fitores bindëse të Manchester Unitedit 5-1 ndaj Cardiffit të shtunën në Premierligë, e cila ishte e para për trajnerin e përkohshëm, Ole Gunnar Solskjaer.
“Ka pasur edhe kërcënime” – Hajdari flet për mom...
Haxhiu viziton Klinikën e Pediatrisë në Ditën e Fëmijëve: Fë...
Disa lojtarë pritet të largohen nga Juventusi, ndër ta edhe ...
Haradinaj ngushëllon Metën për vdekjen e babait
Fillon presioni për Tuchelin: Mediumi i madh anglez e konsid...
Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të M...