“Këtë vit jubilar të përvjetorit të 550-të të vdekjes së Skënderbeut po e finalizojmë me përurimin e një shtatore madhështore të tij në Zym, në skajin verilindor të zotërimeve të familjes së Kastriotëve. Heroi ynë kombëtar ka qenë burim i madh frymëzimi për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës duke na dëshmuar se, kur bënë një luftë të drejtë për liri, fitorja është e arritshme edhe përballë një armiku shumëfish më të madh e më mirë të armatosur. Po ashtu, ai aleatët i ka kërkuar gjithmonë në Perëndim, çka është një amanet i orientimit gjeopolitik që ne ende e ndjekim me përpikmëri”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.
“Ka pasur edhe kërcënime” – Hajdari flet për mom...
Haxhiu viziton Klinikën e Pediatrisë në Ditën e Fëmijëve: Fë...
Disa lojtarë pritet të largohen nga Juventusi, ndër ta edhe ...
Haradinaj ngushëllon Metën për vdekjen e babait
Fillon presioni për Tuchelin: Mediumi i madh anglez e konsid...
Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të M...