Pas dy disfatave radhazi, Arsenali ka arritur t’i kthehet fitoreve pasditen e sotme (e shtunë).
“Topçinjtë” kanë siguruar tri pikë të plota në takimin si nikoqir në Emirates në kuadër të xhiros së 18-të në Premierë Ligë kundër Burnleyt, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra nën udhëheqjen e Unai Emery fitoi me rezultat 3 me 1 pas disfatës kundër Southamptonit vikendin e kaluar dhe eliminimit nga Carabao Cup në mesjavë kundër Tottenhamit në çerekfinale.
Aubeymang me dy gola (14′) (48′) të shënuar në këtë ndeshje arriti të rikthehet në krye të listës së golashënuesve në Premierë Ligë me gjithsej 12 gola të realizuara këtë edicion.
Golin tjetër për skuadrën londineze e shënoi Alex Iwobi, ndërsa golin e vetëm për mysafirët e realizoi në minutën e 63′ Ashley Barnes.
Mesut Ozil shënoi rikthimin në këtë ndeshje duke shfaqur një paraqitje të mrekullueshme, ndërkohë që ylli kosovar Granit Xhaka pati një paraqitje të mirë.
Arsenali qëndron në pozitën e pestë në tabelë me 37 pikë, 11 larg nga Liverpooli në krye të tabelës, ndërsa Burnley qëndron në zonën e dëbimit me vetëm 12 pikë./arbresh.info/
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...