Arsenali dhe Burnley kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat angleze kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin Emirates në kuadër të xhiros së 18-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Pas dy disfatave radhazi që erdhën pas 22 ndeshjeve si të pamposhtur, “Topçinjtë” synojnë t’i rikthehen fitoreve në takimin e sotëm si nikoqir kundër një skuadra që aktualisht ka probleme të shumta dhe qëndron në zonën e dëbimit në tabelë.
Kjo ndeshje vjen pikërisht në kohën e duhur për skuadrën nën udhëheqjen e Unai Emery për shkak se ata kanë një rekord impresiv ndaj mysafirëve sepse kanë fituar gjashtë ndeshje radhazi kompetitive kundër tyre.
Granit Xhaka është pjesë e linjës startuese, ndërsa Shkodran Mustafi vazhdon qëndrimin jashtë fushe si pasojë e lëndimeve.
Takimi mes dy skuadrave fillon në ora 13:30./arbresh.info/


Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...