Sot në “Gazetën zyrtare” u shpall Ligji për Amnisti që u votua nga deputetët e Kuvendit të Maqedonisë me 95 vota “për” dhe asnjë kundër.
Paralelisht me shpalljen e ligjit në “Gazetë zyrtare” fillon të skadojë afati i pesë ditëve për të akuzuarit të kërkojnë kërkesë për amnisti te Gjykata, njofton Telegrafi Maqedoni.
Pas marrjes së kërkesës për amnisti, Gjykata në afat prej pesë ditësh vendos nëse do të amnistojë personin në fjalë me mendimin paraprak nga Prokuroria që do informoj gjykatën për dëshmitë.
Ndryshe, për ngjarjet në Kuvend të akuzuar janë 33 persona prej të cilëve 31 për veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe dy të tjerë për veprën penale “nxitje”.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin