Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar në parlament se kur opozita të vijë në pushtet do ta dyfishojë buxhetin për arsimin e lartë.
Sipas kryedemokratit nën qeverisjen e Ramës nuk do të ndodhë asnjë përmirsim, pasi kryeministri paratë për studentët i çon në xhepat e bandidtëve të tij në pushtet.
‘Një familje mesatare shqiptare duhet të kursejë 875 mijë lekë të vjetra në vit, ose 72 mijë lekë të vjetra në muaj, që i bie 35 për qind e pagës mujore, për të çuar fëmijën në Universitet. Të çosh sot një fëmijë në Universitet është një sakrificë shumë e madhe. Ky është skenari i studimeve për 1 student, po për familjet ë aspirojnë të çojnë më shumë se 1 fëmijë në Universitet.
Propozimet e PD për zgjidhjen e këtij ligji të korruptur janë të qarta, dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë. Propozimi ynë është që kjo të përdoret në dy mënyrë. Studentët që vijnë nga familje me të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra të përfitojnë subvencion të plotë. Me dyfishimin e buxhetit për arsimin e lartë 38 milionë dollarë duhet ti kalojnë universiteteve publike për subvencionin e studentëve. Para ka për të dyfishuar buxhetin e arsimit të lartë, por nuk ka vullnet. Vullneti i Edi Ramës dhe bandës së tij të hajdutëve është që këto para ti marri dhe t’i shpenzojnë për luks dhe orgji’, deklaroi Basha.
31-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohet nga Gjerma...
Ish-ministri dhe gjashtë zyrtarët e arrestuar për korrupsion...
“Flasim me grushte”, Joshua i bën thirrje Tyson Furyt për nj...
Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të nj...
Amerika kryen sulme “masive” kundër ISIS-it në Siri
Presidenti Begaj: Gazetaria është profesioni më i bukur në b...