Qeveria ka miratuar planin strategjik të reformimit për sektorin energjetik, i cili mund të sjellë rritjen e çmimeve të energjisë për shumë konsumatorë duke filluar nga viti 2020.
Sipas dokumentit, brenda tremujorit të parë të vitit tjetër, institucionet përgjegjëse, ku bëjnë pjesë enti rregullator, qeveria dhe Ministria e Energjisë, do të miratojnë hapat që duhen ndërmarrë për liberalizimin e tregut dhe derregullimin e çmimeve të energjisë.
Këto hapa do të mundësojnë që të gjithë konsumatorët e lidhur në tensionin e ulët, përveç familjeve, të dalin nga tregu i rregulluar i energjisë, pra të mos furnizohen më me çmim të rregulluar si tani, por ta blejnë energjinë në treg të lirë.
Megjithatë, dokumenti sinjalizon se çmimi i energjisë mund të ndryshojë edhe për familjarët, pasi vetë qeveria shprehet se reforma e tarifave mund të kërkojë mbrojtjen e konsumatorëve në nevojë.
Ky element i politikave të reformës dhe të tjerë elemente përforcojnë nevojën për mbrojtjen e konsumatorëve në nevojë.
Plani ka të detajuara të gjitha masat që do të ndërmerren bashkë me afatet përkatëse. Sipas tij, skema e re tarifore do të miratohet në fund të vitit të ardhshëm deri në tremujorin e tretë të vitit 2020 dhe po në këtë periudhë qeveria do të miratojë skemën mbështetëse për konsumatorët në nevojë.
Plani i ri parashikon ndryshime të rëndësishme në tregun e energjisë, duke përfshirë dhe privatizimin e plotë të furnizimit tek investitorë strategjikë. Kjo do të thotë që OSHEE do të mbetet shtetërore vetëm në pjesën e administrimit dhe mirëmbajtjes së rrjetit të shpërndarjes, ndërsa furnizimi dhe faturimi i energjisë do t’i kalojnë privatit.
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses