Barcelona ka konfirmuar se mbrojtësi i krahut të djathtë Sergi Roberto është rikthyer në stërvitje para ndeshjes së tyre të fundit për këtë vit në shtëpi kundër Celta Vigos të shtunën.
Sergi Roberto është rikthyer në stërvitje te skuadra e Barcelonës pas një muaji qëndrimin jashtë fushës, transmeton portali arbresh.info.
Mbrojtësi mori pjesë në seancën stërvitore të së enjtes dhe mund të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Celta Vigos të shtunën, e cila është ndeshja e fundit e Barcelonës para pushimit dimëror në La Liga.
Përveç Robertos, Nelson Semedo është stërvitur gjithashtu duke ngritur opsionet defensive të Ernesto Valverdes para fillimit të vitit 2019.
Megjithatë, qendërmbrojtësi Thomas Vermaelen do të jetë jashtë fushës për një muaj pasi reprezentuesi belg ka çkyer pulpin e këmbës./arbresh.info/
https://twitter.com/FCBarcelona/status/1075724333723590657
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës
Agim Veliu reagon ashpër ndaj LDK-së pasi nuk u përfshi në l...
PDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes