Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, palës së dëmtuar dhe avokatëve mbrojtës në rastin e të miturve G.H., R.G. dhe L.Ll.
Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 10.10.2018, është vërtetuar.
Sipas këtij aktgjykimi, të miturit G.H. për veprat penale “Vrasje e rëndë” nga neni 179 dhe ”Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armeve”, është dënuar më nëntë vjet e gjashtë muaj burgim.
E mitura R.G. për shkak të veprës penale “Dhënie e ndihmës së kryesit, pas kryerjes së veprës penale”, gjykata i ka shqiptuar masën edukuese – dërgim në institucionin edukativo- korrektues, në kohëzgjatje prej tre vjetëve.
Ndërsa të miturit L.Ll. për veprën penale “Moslajmërim i veprave penale apo kryerësve” , i është shqiptuar masa edukuese e mbikëqyrjes së shtuar të organit të kujdestarisë, në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muaj,
Kolegji për të mitur, i Gjykatës se Apelit, pasi vlerësoi pretendimet në ankesat e ushtruar gjeti se aktgjykimi në fjalë, nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, gjendja faktike është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë dhe nuk është shkelur ligji penal në dëm të te miturve.
Kolegji po ashtu i refuzon si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës sa i përket vendimit mbi shqiptimin e dënimit me burgim për të mitur dhe masave edukative, pasi që gjykata e shkallës së parë drejtë i ka konstatuar dhe vlerësuar të gjitha rrethanat.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit