Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të martë një takim me të zgjedhurit vendorë, si dhe me përfaqësuesit e misionit të UNDP-së në Tiranë, për nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi.
Në fjalën e tij, Rama ka vlerësuar se, ndarja e re territoriale është një proces shtetndërtues për të transformuar njësitë e trashëguara administrative në njësi zhvillimi ekonomik.
“Është misioni ynë i përbashkët që t’u japim shqiptarëve një qeverisje vendore sipas standardit evropian. Nga PNUD në është vënë në dispozicion agjencia më e mirë e auditimit për të përcaktuar gjendjen e njësive vendore. Në duhet të minimizojmë humbjet dhe të maksimalizojmë të ardhurat në buxhetet e bashkive”, ka deklaruar Rama.
Kreu i ekzekutivit ka shprehur edhe gatishmërinë e kabinetit të tij për të punuar për procesin e decentralizimit, “që ndër vite ka qenë më tepër një thërmim i potencialeve të territorit dhe strukturës ekonomike të vendit si i tërë”.
Marrëveshja e nënshkruar mes qeverisë qendrore dhe përfaqësuesve të pushtetit vendor parashikon asistencë teknike nga një kompani ndërkombëtare për vlerësimin e kapaciteteve vendore.
Ministri i Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi tha në fjalën e tij në fillim të takimit se kjo marrëveshje do të përmirësojë situatën në komuna, të cilat kanë sipas tij pasaktësi të thekuara në regjistrat e shpenzimeve publike.
“Ne po nisim një proces të ri, që do të zgjidhë problemet e këtyre zonave. Bashkitë e reja duhet të jenë jo një bashkim problemesh, por burimesh e energjish”, tha Çuçi. Tch
Themelimi i Bordit të Paqes, Rama: Javës tjetër vizitë në Ua...
Rubio siguron Zelenskyn për angazhimin e SHBA-së, por parala...
Artani rrëfen linjën prekëse të jetës: Takova vëllanë pas 23...
Rama: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, n...
Pa dialog, pa BE? Sfida e mandatit Kurti 3
Kaluan ilegalisht kufirin në Gjilan, arrestohen katër shteta...