KEDS është i mobilizuar komplet për shkak të motit të lig. Në kuadër të kësaj, do të shtohen edhe 50 punëtorë që merren me prishjet në terren, dhe tashmë do të jenë 300 sosh. Pra, ekipeve për sanim të prishjeve do t’iu shtohen edhe ato të mirëmbajtjes, duke përfshirë edhe inxhinjerët.
Kjo është bërë për t’i evidentuar dhe evituar prishjet eventuale në kohën më të shkurtër të mundshme, njofton KEDS.
Ekipet e KEDS-it do të jenë në dispozicion gjatë 24 orëve të ditës, 7 ditë të javës në mënyrë që qytetarët të kenë furnizim sa më të mirë me energji elektrike në këto ditë të ftohta dhe me reshje nëpër të cilat po kalon vendi.
KEDS ka përgatitur maksimalisht rrjetin paraprakisht për ballafaqim me kushtet e rënduara atmosferike. Ekipet e mirëmbajtjes kanë qenë në vazhdimësi duke punuar në përforcim të rrjetit, duke i zëvëndësuar pajisjet e dëmtuara, sikurse duke i pastruar trasetë e rrjetit.
Të njëjtën kohë, vetëm gjatë këtij viti janë kryer shumë investime, të cilat e kanë rinuar komplet rrjetin në dhjetëra lokalitete anëmbanë Kosovës.
CIA kreu një sulm me dron ndaj një objekti portual n`bregdet...
ZRRE-ja do ta ulë çmimin për ngrohje
Haradinaj në Ditën e Veteranit: Sulmi mbi familjen Jashari n...
Top 10 vendet me rrugët më të mira në Europë në vitin 2025
Beyonce shpallet miliardere
Dita e Veteranit, Osmani: Përulemi para burrave dhe grave që...