Serbët nga Kosova i kanë kërkuar Brukselit të vendos sanksione politike dhe ekonomike ndaj autoriteteve kosovare pa vonesë siç thanë “deri në përfundimin e shkeljes së marrëveshjes CEFTA”.
Këtë dhe kërkesa tjera ata i paraqitën në protestën e sotme në Mitrovicën Veriore.
Ata gjithashtu kërkuan garanci të forta nga bashkësia ndërkombëtare që njësitë speciale të policisë dhe FSK-ja të mos shkojnë në veri, pasi kjo, siç thonë ata, është e vetmja mënyrë për të shmangur eskalimin e konfliktit.
Gjithashtu, u tha se përfaqësuesit politikë të serbëve nuk do të kthehen në institucionet e Kosovës deri në anulimin e taksës prej 100 për qind.
Tash e ca ditë serbët në veri po protestojnë në mënyrë paqësore mbi taksën 100 për qind të Prishtinës për mallrat me origjinë nga Serbia.
Kurti: Kosova me kompani të saj ajrore
Disa lagje në Prishtinë mbesin nesër pa ujë deri në orët e p...
SHBA dhe Irani shkëmbejnë sërish sulme ndërsa Trump kërkon n...
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste ...
Prattipati në veri, takohet me kryetarët e komunave
Banka Ekonomike gëzon fëmijët në Ditën Ndërkombëtare të tyre