I turpëruar është ndier ambasadori i Britanisë se Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell pas prezantimit të të dhënave të raportit të Institutit të Kosovës për Drejtësi në lidhje me integritetin e sistemit të drejtësisë në luftimin e korrupsionit.
Përderisa drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka prezantuar mënyrën se si janë proceduar rastet e korrupsionit ku janë të përfshirë zyrtarë të profilit të lartë, nga këto të dhëna del që vetëm ish-kryetari i Komunës se Kllokotit është dënuar me aktgjykim të formës se prerë, dhe atë me kusht”.
O’Connell, pas këtij prezantimi, ka thënë se “Po më vjen marre për këto të dhëna duke pasur parasysh këmbënguljen e Qeverisë britanike për sistemin e drejtësisë”.
Për ambasadorin britanik ka qenë veçanërisht dëshpëruese se si zyrtarët e lartë nisin të hetohen vetëm kur humbin pozitat.
“I pash të dhënat e monitorimit që pjesa më e madhe e hetimeve nisin kur zyrtarët humbin pozitat. A mos prokurorët po nisin hetime për qëllime politike? A mos pushteti po shërben si mburojë nga gjyqësori? Kur do të vijë fundi i kulturës se pandeshkueshmërisë”, ka theksuar diplomati britanik.
Ambasadori britanik u ka bërë thirrje prokurorëve e gjyqtarëve që janë të ndikuar nga politika, të lëshojnë rrugë.
“Këtij sistemi i duhen heronj. Kush nuk mund të ndjekë këta zyrtarë, është koha të lëshojë rrugë”, ka thënë O’Connell.
CIA kreu një sulm me dron ndaj një objekti portual n`bregdet...
ZRRE-ja do ta ulë çmimin për ngrohje
Haradinaj në Ditën e Veteranit: Sulmi mbi familjen Jashari n...
Top 10 vendet me rrugët më të mira në Europë në vitin 2025
Beyonce shpallet miliardere
Dita e Veteranit, Osmani: Përulemi para burrave dhe grave që...