Rruga nacionale Kaçanik- Hani i Elezit vazhdon të mbetet e mbyllur, për shkak të vendosjes së trarëve në Urën 407.
Ministria e Infrastrukturës, njofton të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion rrugor dhe publikun e gjerë, se për shkak të vendosjes së trarëve në Urën 407 dhe për sigurinë publike do të vazhdojë të mbetet pjesërisht e mbyllur rruga nacionale N2 (Kaçanik – Hani i Elezit) nga data 18 deri më 24 Dhjetor 2018, njofton kumtesa.
Nga data 18 deri më 24 dhjetor 2018, mbyllje e pjesërishme nga ora 08:30 deri në ora 11:30 dhe nga ora 13:30 deri në ora 16:30
“Kërkojmë mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion”!, thuhet në njoftimin e MI.
Kurti: Kosova me kompani të saj ajrore
Disa lagje në Prishtinë mbesin nesër pa ujë deri në orët e p...
SHBA dhe Irani shkëmbejnë sërish sulme ndërsa Trump kërkon n...
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste ...
Prattipati në veri, takohet me kryetarët e komunave
Banka Ekonomike gëzon fëmijët në Ditën Ndërkombëtare të tyre