Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) është zotuar se vitin e ardhshëm do të nisë aplikimi i mësimit tërëditor në shkollat të cilat i plotësojnë kushtet për fillimin e këtij procesi.
Një zotim të tillë MASHT-i e kishte dhënë edhe për këtë vit, por kishte dështuar pasi nuk kishte arritur të gjente mjete financiare që shkollat t’i pajisë me hapësira të mjaftueshme për mësim, hapësira relaksuese për nxënës, ushqim dhe kuzhina për ngrënie. shkruan sot Koha Ditore.
Këshilltari për media në MASHT, Valmir Gashi, i ka thënë gazetës se Ministria është duke u angazhuar që procesi i mësimit tërëditor të nisë sa më parë. Kjo, pasi, siç është shprehur, mësimi tërëditor do të ndikojë direkt në ngritjen e cilësisë në arsim.
“E vërteta është që ne nuk kemi shumë shkolla që i plotësojnë kushtet, duke përfshirë këtu edhe infrastrukturën përcjellëse, por e mira është që këtë proces e kemi futur në kuadër të investimeve të Ballkanit Perëndimor. Gjithsesi, në vitin 2019/20 ky proces do të fillojë së aplikuari në ato shkolla që i plotësojnë kushtet”, ka deklaruar Gashi.
Ai nuk ka treguar se në sa shkolla pritet të nisë ky proces dhe nëse janë siguruar mjetet e nevojshme financiare për këtë çështje.
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave