Dy agjentë të shërbimeve sekrete janë arrestuar në Meksikë, në vazhdën e arrestimeve lidhur me arratisjen nga burgu 11 korrikun e kaluar të bosit të drogës, Joaquin Guzman.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, një gjyqtar në Meksikë ka akuzuar zyrtarisht dy agjentët sekretë që punonin në burgun e sigurisë së lartë ku ndodhej dhe Guzman.
Bashkë me ta, dy punonjës të tjerë të burgut kanë përfunduar nën akuzën se kanë ndihmuar “El Chapo” në arratisjen e tij.
Javën e kaluar, arratisja e narko-bosit mori një kthesë tjetër, pasi, me dashje apo jo, i biri postoi në rrjetet sociale një foto në një lokal të Kosta Rikës, ku dyshohet se është edhe Guzman.
Edhe pse fytyra e tij nuk shihet mirë, hetuesit, bazuar tek mustaqet e tij, janë të bindur se bëhet fjalë për trafikantin.
Për më tepër, poshtë fotos shfaqej një diçiturë e shkruar nga vetë djali i bosit e që dukej si një lloj ftese për policinë meksikane: “Në gusht këtu, e dini se me kë jam”.tch
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...