Një postim i Ramës në “twitter” se ka zhvilluar një takim me pedagogë e studentë të Gjeologjisë, ka ndezur edhe debatet se me kë ka biseduar kryeministri.
Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel Agreb Tafaj një prej studentëve të protestës u shpreh se ka komunikuar në telefon me një shok të tijin të Gjeologjisë dhe sipas tij nuk ka pasur ndonjë tërheqje të studentëve nga protesta.
“Nuk kemi dijeni u tha që do kishte një takim mes kryeministrit dhe pedagogëve, por jo edhe studentëve. Ne e kemi deklaruar që nuk kemi përfaqësi dhe do vazhdojmë të mos kemi dialog. Pata shkëmbime telefonatash. Nuk kishte përfaqësi, ishte vetëm një takim mes Ramës dhe pedagogëve. Për kreun e qeverisë nuk është e vështirë që të gjejë qindra studentë dhe pedagoge që anojnë.”, u shpreh studenti i Juridikut./tch/
Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizreni...
Llapi ankohet sërish në referim, por kësaj radhe “pranon hum...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët
Raportohet për një të vrarë në Majac të Podujevës
Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gj...