Qeveria greke dhe Agjencia e OKB-së për Refugjatët kanë dërguar në ishullin e Lesbos, në Greqi, staf shtesë dhe anije strehimi për t’u ardhur në ndihmë rreth 25 mijë refugjatëve që ndodhen atje.
Anijet po përdoren si qendra strehimi në mungesë të ambjenteve të tjera. Një qendër e përkohshme strehimi është ngritur ndërkohë në një fushë të braktisur futbolli, për të ndihmuar emigrantët që të arrijnë në Athinë.
Një ministër grek deklaroi të hënën se ishulli i Lesbos “ishte në prag të shpërthimit”, ndërsa autoritete të tjera helene thanë se streha e ngritur në fushën e futbollit do të qëndrojë e hapur për pesë ditë.
Por gjatë natës njësi të rojës bregdetare dhe policisë kundër turmave janë përleshur për të vënë nën kontroll rreth 2.500 emigrantë që përpiqeshin të arrinin një nga anijet e dërguara nga OKB.
Autoritetet lokale deklaruan se ishulli është i tejmbushur nga emigrantët, që vijnë kryesisht nga Siria e që aktualisht janë të detyruar të jetojnë në kushte të rënda. Ministri grek për Emigracionin, Yiannis Mouzalas paralajmëroi se situata është më e rëndë se kurrë.
Ndërkohë, në Hungari, qindra emigrantë çanë kordonin e policisë në kufirin me Serbinë dhe filluan të ecnin drejt kryeqytetit, Budapest. Ndërkohë, trazira u verifikuan në një qendër pritëse në Roszke, ku refugjatët hodhën gurë ndaj forcave të policisë, të cilat u përgjigjën me spraj djegës.
Hungaria është tejmbushur me mijëra emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika, të cilët synojnë të arrijnë Gjermaninë dhe vende të tjera të BE-së për të kërkuar azil.
Ministri hungarez i Mbrojtjes, Csaba Hende habiti edhe kolegët e tij kur dha dorëheqjen ditën e hënë, një lëvizje kjo e interpretuar si e lidhur me problemet e krijuara me ndërtimin e gardhit kufitar, që synon të mbajë larg emigrantët, por që deri tani nuk ka dhënë asnjë efekt.tch
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë