Ministria e Punëve të Brendshme do të mbajë takim me Këshillin Ekzekutiv të Forumeve të Sigurisë në Bashkësi të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit të MPB-së, takimi do të shërbejë si platformë diskutimi për kapacitetet operacionale, sfidat si dhe rekomandimet për ngritjen e rolit të forumeve të sigurisë në bashkësi.
Në këtë takim do të do të marrin pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës, ambasadori i OSBE-së, Jan Braathu, ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, si dhe zyrtarë të institucioneve tjera.
Në këtë takim do të prezantohet raporti i përmbledhur më të gjeturat dhe konkluzionet lidhur me vlerësimin e kapaciteteve operacionale të forumeve të sigurisë në bashkësi në të gjitha komunat.
Ky takim mbështetet nga Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Kusari Lila pranon detyrën e ministres
43-vjeçari gjendet pa shenja jete në Llapçevë të Malishevës
Kurti u takua me Sekretarin e Shtetit për Punë të Brendshme ...
Deputeti kanadez, dhëndër i Kosovës uron 18-vjetorin e Pavar...
Fondi Monetar Ndërkombëtar: Bllokadat politike ndikuan në ek...
Shqyrtohet pezullimi i paketës 1.6 miliard euro për Serbinë