Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrin e Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe ministrin e Financave Shkëlqim Cani, kanë zhvilluar sot një takim me përfaqësues të biznesit shqiptar, në fokus të të cilit ka qenë lufta kundër informalitetit.
Rama ka theksuar se qeverisja e tij ka nxjerrë nga koma ekonominë e vendit dhe ka shmangur një kolaps të plotë financiar.Ai është shprehur optimist se brenda vitit qeveria do të arrijë objektivat e arkëtimeve nga taksat dhe tatimet, ndërkohë që lidhur me aksionin ka paralajmëruar dënime/penalitete edhe me të larta, që shkojnë nga 5 milionë lekë të vjetra deri në 100 milionë lekë.
“Dhe dëgjova këtu që penalitetet nuk janë gjëja e duhur, penalitetet do të jenë absolutisht më të lartat që mund të ketë imagjinuar në fantazinë e vet ai që vjedh. 5 milionë lekë të vjetra do të paguajë çdo pikë fundore shërbimi, shitje me pakicë, nëse kapet në kushtet e mosdhënies së kuponit tatimor. 100 milionë lekë të vjetra do të paguajë çdo burim, pra çdo inventar q ë rezulton i trukuar janë 100 milionë ose 100 mijë dollarë. Dhe është vetëm një herë kjo mundësi dhe herën e dytë do të paguani avokat,” tha Rama.
Ndërkohë edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj tha se ashpërsimi i gjobave është një masë parandaluese për t’i treguar sipërmarrjes që operacioni kundër informalitetit është një betejë serioze. Ministri kërkoi bashkëpunimin e sipërmarrjes në këtë operacion. Lufta ndaj informaliteti, tha ai, është luftë kundër varfërisë dhe pabarazisë.
“Beteja kundër informalitetit është betejë kundër varfërisë. Pse e them këtë. Imagjinoni dikë, kushdo qoftë nga qytetarët apo konsumatorët shqiptarë që shkon dhe nuk merr kuponin tatimor, duke mos marrë kuponin, të gjithë detyrimet e shtetit, dikush i vjedh. Ai që nuk ka emetuar kuponin në ndihmë në bashkëpunim me atë që nuk ka kërkuar, dhe nuk ka marrë kupon. Mungesa e shumave të konsiderueshme në buxhet të shtetit sjell një vend më të varfër dhe një vend më i varfër automatikisht ka qytetarë më të varfër,” tha Ahmetaj.
Edhe ministri i Financave Shkëlqim Cani tha se kjo është një histori që do sjellë fitime në ekonomi, por ka edhe një kosto në buxhetin e shtetit, pasi bazë e gjithë kësaj reforme do jetë etika nga punonjësit e tatim-taksave, të cilët janë trajnuar për të qenë të suksesshëm.
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë