Ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, ditën e nesërme kur pritet votimi i projektligjeve për FSK-në e ka cilësuar historike për popullin e Kosovës.
“Nesër është një ditë shumë e rëndësishme. Është ditë historike. Kosova do të miratojë më në fund legjislacionin që do t’i lejojë Forcat tona të Sigurisë të zhvillojnë aftësitë e mbrojtjes. Ky nuk është një kërcënim për askënd dhe nuk drejtohet kundër askujt”, ka shkruar Çitaku në Twitter.
Ambasadorja Çitaku ka thënë që e ardhmja e Kosovës është në familjen Euro-Atlantike.
“Ne e dimë shumë mirë se ajo që e mbanë Kosovën të sigurt është cilësia e aleancave dhe marrëdhënieve tona. Ne do të punojmë edhe më shumë për të ndihmuar në ndërtimin e paqes së qëndrueshme në rajon. # E ardhmja e Kosovës është në familjen Euro-Atlantike, dhe ne do të provojmë çdo ditë se ne jemi një partner i besueshëm”, ka thënë ajo.
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi kryeministri ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz
Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualis...
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare