Deputetja, Ganimete Musliu, ka shprehur keqardhje për mos mundësinë që ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, nuk do të mund të jetë i pranishëm në seancën e nesërme për ushtrinë.

“Uroj që me dinjitet, festë e gëzim të festojmë së bashku. Shprehë keqardhje që ish-komandanti i përgjithshëm, Sylejman Selimi, nuk do të jetë nesër me neve,” është shprehur Musliu.
Ajo ka vlerësuar lart kontributin e deputetëve të minoriteteve jo serbe, për përkrahjen që po shprehin në këtë fazë transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.
“Po i hyjmë në hak minoriteteve jo serbe të Kosovës, ato vazhdimisht e kanë mbështetë mandatin e ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ata kanë qenë bashkëpunues në komisione dhe seanca plenare,” shprehet Musliu.
Sipas saj, ky proces do të ketë ndikim në rrafshin vendorë dhe rajonal.
“Fuqizimi i shtetëndërtimi i ngritjes së kapaciteteve në fushën e mbrojtjes e kompleton shtetësinë e Kosovës. Komisioni Pralamensar për Siguri do të marrë emrin Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri. Në asnjë rrethanë nuk e kemi paraqitur si një ushtri që don t’i shpallë luftë dikujt. I uroj të gjithë qytetarët për këtë moment historik,” deklaron deputetja Musliu.
Këto komente ajo i ka bërë në debatin “Transformimi i FSK-së, ndikimi në sigurinë kombëtare dhe rajonale” të organizuar nga Kosova Youth Atlantic Treaty Asocation./arbresh.info/
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...
“Je i pashpirt”, DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetje...