Hithra, një ndër bimët medicinale që është përdorur ndër shekuj, vazhdon edhe sot të njihet për vetitë e saj kuruese.
Ndonëse shumë mund ta konsiderojnë si një bar të keq që rritet vend e pa vend, gjyshet gjithmonë kanë gatuar byrekët më të shijshëm më hithra e lakra të egra, e kanë krijuar jo pak ilaçe popullore.
Ajo cilësohet si mbretëresha e bimëve kuruese. Por në cilat raste të shqetësimeve mund të përdorim hithrën?
Efektet stimuluese të hithrës ndihmojnë për prodhimin e qumështit dhe rritjen e energjisë pas lindjes.
Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokëve.
Hithra gjithashtu rekomandohet dhe për flokët e yndyrshëm.
Hithra është forcues natyror i testosteronit, i cili ndihmon ne rritjen e vitalitet tek meshkujt.
Një efekt të menjëhershëm jep kjo bimë edhe në rastet e diaresë. Përdorimi i çajit të hithrës bën që diareja të kalojë shpejt dhe lehtë.
Hithra hidraton lëkurat e thata. Zieni disa gjethe hidhra dhe bëni kompresa me ujin e ftohur pasi hithra ka lëshuar “vetitë” e saj çudibërëse
Ajo që duhet të bëni është thjesht të zieni hidhtrat në ujë të valuar e të pini këtë të fundit .
Megjithatë në rastet kur merrni medikamente të caktuara, si për shembull diabetin duhet të konsultoheni me mjekun për të mësuar efektet anësore të padëshirueshme.
Durmishi: Gjendja e tre të rinjve është e stabilizuar
Sekretari Rubio: Çështja e anëtarësimit të Kosovës në NATO s...
Sëmundja e lisë së deles në Delloc të Suharekës, asgjësohen ...
Dasma top sekrete e Dua Lipës me Callum Turner – dy sheshe d...
“Pesë shokët nga Kosova u futën në det…”, ...
Formacionet zyrtare, Shqipëri – Izrael: Maran befason ...