Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar sot se krijimi i Shqipërisë së madhe dhe mungesa e plotë e respektimit të së drejtës ndërkombëtare janë problemet kryesore të sigurisë në Ballkan.
Ai ka shtuar se krijimi i Shqipërisë së madhe doemos shpie në konflikt.
“Ato (probleme) janë kërcënim jo vetëm për Ballkanin, por për gjithë Evropën e janë edhe kërcënim thelbësor për ekzistencën e popullit tonë”, citon b92 të ketë thënë Vulin.
Ai ka shtuar se nuk mund të zgjidhet çështja kombëtare shqiptare e njëkohësisht t’iu thuhet serbëve se nuk kanë të drejtë ta zgjidhin çështjen e vet kombëtare.
“Nëse bota do ta përsërisë gabimin e yshtjes së Shqipërisë së madhe me trupin kombëtar serb, do të pritet që ajo Shqipëri e madhe ta ndezë tërë Ballkanin. E keqja nuk ka kufij dhe nuk mund të ndalet”, ka thënë Vulin.
Sipas tij, bota nga Serbia po kërkon që ajo të heqë dorë nga interesat e veta pa kufizim – që për shkak të stabilitetit në Mal të Zi, Maqedoni veriore dhe në Bosnjë e Hercegovinë, ta braktisë ëndrrën e vet për zgjidhjen e çështjes kombëtare.
“Kërkohet që Serbia të krijojë shtete për të tjerët dhe të garantojë paqe dhe siguri për ato shtete duke hequr dorë nga stabiliteti dhe siguria e vet. Serbia duhet ta promovojë veten dhe interesat e veta dhe të thotë se interesat tona janë kudo që jetojnë serbët, t’i mbrojmë dhe t’i ruajmë ata nga Serbia, të krijojmë shtetin e fuqishëm e të rregulluar mirë. Pa Serbi të fortë nuk ka as zgjidhje të çështjes kombëtare”, ka thënë ndër të tjera Vulin.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...