Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Repë të Podujevës.
Në bazë të fotografive të siguruara, shihet një kamion i cili ka dalë matanë rrugës kështu duke u rrokullisur.
Dëshmitarët kanë thënë për Llapi.info se nga përmbysja e kamionit nuk ka pasur persona të lënduar, derisa kamioni ka qenë i ngarkuar me dru.
Sipas tyre, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes gjatë ditës së sotme.
Ndryshe, numri i aksidenteve kohët e fundit është rritur dukshëm në Podujevë, ndërsa mbrëmë nga goditja e një makine në Peran ka humbur jetën një këmbësor.


Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund