Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, nuk ka lënë njeri pa iu ankuar për taksën që ka vendosur Kosova ndaj produkteve serbe, dhe për nismën e Republikë së Kosovës për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.
Ai sot i dëshpëruar të njëjtën ankesë ia ka thënë sot edhe princit të Emirateve të Bashkuara Arabe, sheikun Mohammed bin Zayer al-Nahyan.
“Serbia është jashtëzakonisht e shqetësuar për të ardhmen e serbëve të cilët jetojnë në Kosovë”, ka thënë Vuciq, shkruan ‘Danas’, transmeton Gazeta Express.
Vucic gjithashtu i ka kërkuar sheikut arab që të shfrytëzojë autoritetin e tij tek shtetet e ndryshme, për të gjetur një zgjidhje paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot e ka përsëritur prap që taksa nuk do të largohet derisa Serbia ta njoh Kosovën. Ndëra çështja e krijimit të Ushtrisë është punë e kryer. Ligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri do të hidhen në votim me 14 dhjetor, dhe faktori politik në vend është unik sa i përket kësaj çështje.
“Nuk kemi rol”, Ambasada Britanike përgënjeshtron Feride Rus...
Musliu për Kurtin: Nuk do të doja që vendi të binte në dikta...
Mali i Zi nikoqir i samitit BE-Ballkani Perëndimor
Pacolli: Në disa raste, duket sikur Kosovës nuk i duhen më a...
16-vjeçari rrezikoi të mbytej, nxirret me mjet lundrues – tr...
Një i lënduar nga përplasja e dy kamionëve në aksin Gjilan-K...