Frika nga zhvendosja dhe përshkallëzimi i protestës së studentëve bëri që pranë kryeministrisë të dislokohen qindra forca policie.
Në lidhje me situatën, për më shumë se dy orë gjatë paradites së të martës, në kryeministri ishte i pranishëm edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Uniformat blu i druhen zhvillimeve të papritura dhe një zhvendosjeje të mundshme të turmës së studentëve nga Ministria e Arsimit para godinës së kryeministrisë.
Ndërkohë, në lidhje me protestat që u mbajtën pasditen e së hënës në disa qytete të vendit, policia ka nisur procedimet. Për bllokimin e rrugëve në Shkodër, sipas burimeve nga policia, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 104 persona.
Edhe në Kavajë 40 persona që bllokuan rrugën nacionale janë kallëzuar në prokurori. Procedimeve nuk i kanë shpëtuar as vetë studentët, pasi disa nga ata, të identifikuar si organizatorë, po ashtu do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë për tubim të paligjshëm.
Numri më i madh i protestuesve të proceduar, me rreth 150 persona, i përket banorëve të Unazës së Re, të cilët prej disa javësh çdo pasdite bllokojnë rrugën në shenjë proteste./top channel
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit