Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Bridge Film Fest” që do të mbahet në qytetin e Mitrovicës nga 16 deri më 22 Shtator, ka bërë përzgjedhjen e filmave që do të shfaqen për publikun në Mitrovicën Jugore dhe atë Veriore.
Përzgjedhja është bërë nga një staf profesional duke i shikuar gjithsej të 2654 filma artistik dhe 264 filma dokumentar për mjedisin. Sipas një komunikatë të organizatorëve të këtij festivali, janë përzgjedhur të shfaqen gjithsejtë 37 filma, 6 filma artistik të metrazhit të gjatë, 26 filma artistik të metrazhit të shkurtër dhe 5 filma dokumentar për mjedisin.
“Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Bridge Film Fest” do e nderoj Marko Caka dhe njëherit do e hap këtë Festival. Paraprakisht, do të mbahet një konferencë për media me Caken, në ambient të hapur afër Urës Kryesore mbi lumin “Ibër” me datë 16 Shtator nga ora 17:00.Njëkohësisht ju njoftojmë që Festivalin do ta nderoj me prezencën e tij edhe Ambasadori i Ambasadës Norvegjeze, Jan Braathu i cili do të mbaj një fjalim para audiencës. Kurse Festivali do të hapet me filmin “Battalion”, film i prodhuar nga kompania e madhe e filmi t “Columbia Picture”, nga regjisori i njohur rus Dmitry Meskhiev”, thuhet në komunikatë.
Sipas organizatorëve, për herë të parë në Mitrovicë do të shfaqen filma në mesin e urës kryesore mbi lumin “Ibër” më datë 19 Shtator nga ora 19:30.
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...