Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Shukri Gashi, së bashku me drejtorin e Administratës, Hysen Muzliukaj si dhe koordinatori për performancë komunale, Mehmet Bajrami, kanë pritur sot në takim dy përfaqësuese të projektit të DEMOS-it ( Helvetija ) Ilire Daija Buza dhe Shqiponja Vokshi.
Qëllimi i këtij takimi ishte bisedimi lidhur me indikatorët e përformancës, rreth formave të bashkëpunimit për një përformancë më të mirë.
Mehmet Bajrami, koordinatori për përformance komunale, ka falënderuar përfaqësueset e projektit DEMOS, për mbështetjen që po i japin Komunave të Kosovës, përfshirë këtu edhe Komunën e Mitrovicës.
“Komuna e Mitrovicës me performancën komunale për vitin 2018, qëndron më mirë krahasuar më vitet paraprake,ajo ka qenë përfituese e grandit edhe në vitin 2016, ndërsa për vitin 2017 komuna ka arritur të fitojë grand në shumën prej 76,525 euro”, ka thënë koordinatori Bajrami.
Gjithashtu përfaqësueset e DEMOS –it njoftuan se shumë shpejtë do të filloi trajnimi për formën e re online të performancës, ndërsa gjatë vitit 2019 do të fillojnë trajnimet për zyrtarët komunal përgjegjës të cilët do të merren me përmirësimin e indikatorëve dhe të treguesve të performancës.
Në fund të takimi përfaqësueset e DEMOS –it së bashku me koordinatorin për përformancë komunale,Mehmet Bajrami, kanë vizituar edhe parkun tek varrezat ortodokse, në hyrje të qytetit, projekt ky i realizuar falë grandit të përformancës së vitit 2016./arbresh.info
Prokurori i Shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për parabu...
APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe p...
Ylli i Chelseat ka pranuar t’i bashkohet gjigantit spa...
Tragjedi në Saharë, 49 persona humbin jetën në veri të Niger...
Begaj uron Kurtin dhe kërkon bashkëpunim mes partive politik...
Abdixhiku uron partitë për rezultatin zgjedhor: Kosova ka ne...