Boksieri kosovar e nokauton serbin

14:25 | 11 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Sportistët kosovarë çdo ditë e më shumë po tregojnë talentin e tyre nëpër botë.

Kosova ka një të ardhme të ndritur sa i përket fushës së sportit, ku shumë talentë po e dëshmojnë këtë çdo ditë.

Një ndër boksierët më premtues është edhe Shqipjon Hoti, që arriti ta fitoi duelin e tij të fundit.

Hoti ka arritur për vetëm gjashtë raunde, ta nokautoi boksierin serb, Milosh Jankovic.

21-vjeçari që jeton në Zvicër arriti ta mposht boksierin serb në fundjavën e kaluar.

Shqipjon Hoti është me prejardhje nga Ratkoci i Rahovecit, e që konsiderohet si njëri ndër talentët me të ardhme të ndritur në boks.

Shpërndaje në rrjete sociale