Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mirëpritur trajtimin relativisht të shpejt gjyqësor të kërcënimit ndaj gazetarit Bujar Vitija nga zyrtari publik Zenel Kuqi, por ka shprehur shqetësim për dënimin minimal të shqiptuar ndaj kërcënuesit.
Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar zyrtarin e prokurimit në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Zenel Kuqi me 200 euro gjobë, pasi më 8 qershor të këtij viti, kishte kanosur gazetarin Vitija përmes telefonit lidhur me një shkrim që kishte publikuar në portalin “Shneta”.
“AGK konsideron se dënimet simbolike minimale reflektojnë negativisht në ambientin e të bërit gazetari dhe inkurajojnë sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve”
“Aktgjykimi i shqiptuar nga gjyqtarja Anita Krasniqi Prenaj, mban datën 8 nëntor 2018, ndërsa është bërë i ditur për AGK-në nga gazetari Bujar Vitija i cili e ka pranuar dje dokumentin nga gjykata. Ai ka bërë të ditur se nuk është ftuar për të marrë pjesë në asnjë seancë gjyqësore. AGK-ja ka kërkuar nga institucionet gjyqësore që t’i ftojnë gazetarët për t’i dëgjuar versionet e tyre lidhur me kontestet që kanë”, thuhet në reagimin e këtij Asociacioni.
AGK kërkon që sulmuesit dhe kërcënuesit e gazetarëve të marrin dënim të merituar, me qëllim të parandalimit të akteve të tilla dhe krijimit të një ambienti të sigurt veprimi për gazetarët.
Mbreti i Holandës uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarësisë
Milanoviç uron Presidenten Osmani për 18-vjetorin e Pavarësi...
Kurti kërkon gjykatë ndërkombëtare për “turizmin e snajperëv...
Gjykata në Mynih e dënon me burg të përjetshëm kosovarin 34 ...
Galatasaray deklason Juventusin në ndeshjen e parë të play-o...
“Liria Ka Emër” projekton mesazhin “Ende duke mbrojtur lirin...