Punëtorët e larguar nga KEDS-i, po qëndrojnë para zyrave të kësaj korporatë duke kërkuar kthimin në vendet e tyre të punës, prej nga u larguan rreth dy vjet më parë.
Protesta e tyre erdhi pasi, siç thonë ata, KEDS-i nuk ka respektuar vendimin e Gjykatës që punëtorët të kthehen në vendin e tyre të punës për tre ditë.
Lidhur më këtë KEDS ka reaguar nëpërmjet një njoftimi për media, derisa ka sqaruar se rasti është ende në proces gjyqësor.
“KEDS njofton se sa i përket protestës së sotme dhe kërkesës së punëtorëve për kthim në punë, KEDS njofton se rasti ende është në proces gjyqësor. Në këto rrethana kompania nuk mund të komentojë pasi nuk dëshiron që në asnjë rrethanë të interferojë në proces”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.
Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Matu...
Gjini zotohet: Heqje e taksës për tokën e mbjellë dhe familj...
Hyn në fuqi kufizimi i ri i pagesave: mbi 2000 euro vetëm pë...
Costa nis vizitën në Ballkanin Perëndimor, të mërkurën qëndr...
Haxhiu: Fëmijët kanë nevojë për 365 ditë vëmendje, mbrojtje ...
Rumania konfirmon se një ndërtesë banimi u godit nga një dro...