Nëpërmjet një kumtesë të lëshuar nga RDK-së thuhet se “Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se institucionet e shtetit, konkretisht Policia Financiare e vendit, ka gabuar rëndë kur ka menduar se shënimi i Ditës ndërkombëtare kundër korrupsionit, mund të bëhet edhe duke e gabuar adresën totalisht”.
RDK vlerëson se pavarësisht a është e qëllimshme apo jo e qëllimshme gabimi i adresës, rasti duhet të pastrohet deri në fund nga organet e shtetit.
“RDK vlerëson se akuza e Policisë Financiare drejtuar Ministrit të pushtetit lokal Sufejl Fazliu është sa qesharake aq edhe tragjike”, kumtojnë nga RDK.
Në fund nga kjo parti thuhet se ka kaluar koha kur shërbimi i merrte në qafë njerëzit e ndershëm dhe të sinqertë duke i akuzuar pa asnjë baze për t’i eliminuar këto njerëz./Telegrafi/
Rumania konfirmon se një ndërtesë banimi u godit nga një dro...
KQZ jep udhëzime për plotësimin e fletëvotimit në zgjedhjet ...
Shpërthim masiv në fabrikën e fishekzjarreve në Maltë, dy të...
“Edhe unë do revoltohesha po të më thoshin se shteti po fal ...
Egzon Bejtullai kryen me sukses operacionin, nis fazën e rik...
Kurti për Marrëveshjen e Brukselit e Ohrit: E kam pranuar, p...