Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, në konferencën franko-gjermane të luftës kundër trafikut të armëve te zjarrit në Ballkanin Perëndimor, rikonfirmoi angazhimin e vendit tonë për të qenë pjesë shumë aktive e kësaj përpjekje.
Pacolli në rrjetin e tij social facebook, ka shkruar se Krimi e trafiku nuk njohin kufinj, ndaj lufta kundër tyre duhet të jetë ndërkufitare dhe e bashkërenduar./Arbresh.info/
Ja postimi i tij i plotë:
“Në konferencen franko-gjermane të luftës kundër trafikut të armëve te zjarrit në Ballkanin Perëndimor, rikonfirmova angazhimin e Republikës së Kosovës për të qenë pjesë shumë aktive e kësaj përpjekje.
Krimi e trafiku nuk njohin kufinj, ndaj lufta kundër tyre duhet të jetë ndërkufitare dhe e bashkërenduar. Bashkë me ministrin e brendshëm paraqitëm plane konkrete për bashkëbiseduesit tanë – kolegët nga rajoni, institucionet franceze dhe gjermane dhe organizatat ndërkombëtare të pranishme.
Republika e Kosovës me të gjitha kapacitetet shtetërore është e përkushtuar që ti kontribuojë sigurisë dhe paqes në rajon dhe më gjerë”, ka shkruar Pacolli.




Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Matu...
Gjini zotohet: Heqje e taksës për tokën e mbjellë dhe familj...
Hyn në fuqi kufizimi i ri i pagesave: mbi 2000 euro vetëm pë...
Costa nis vizitën në Ballkanin Perëndimor, të mërkurën qëndr...
Haxhiu: Fëmijët kanë nevojë për 365 ditë vëmendje, mbrojtje ...
Rumania konfirmon se një ndërtesë banimi u godit nga një dro...