Policia e Kosovës ofron 5 mijë euro shpërblim nëse jepni këtë informacion

11:10 | 11 Dhjetor 2018
M. A.

Policia e Kosovës ofron shpërblim 5 mijë euro për cilindo që jep informacion lidhur me lokalizimin e të dyshuarve për grabitje.

Kjo kërkesë është bërë në konsultimit dhe koordinimit me Prokurorin e rastit dhe Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelorenë Prishtinë, pasi që të njëjtit këta persona të dyshuar, konsiderohen me rrezikshmëri të lartë dhe aktualisht gjenden në arrati.

Deri tanipolicia ka identifikuar dhe i ka futurnë kërkim policor tre persona të dyshuarpër të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit mund të jenë tëimplikuar në rastet e grabitjeve që po hetohen.

Policia e Kosovës është dukepunuar në mbledhjen dhe analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive relevantepër të zbuluar sa më parë këto raste dhe të sjell të dyshuarit para drejtësisë.

Andaj për ta ndihmuar lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe për tamundësuar kapjen e tyre policia kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve.Çdokush që ka informacion për ta, t’ia kaloj ato policisë përmes linjaveemergjente 192 ose në [email protected].

Policia e Kosovës përqytetarët që ofrojnë informacion, do të garantoj konifidencë të plotë.

Emratdhe fotografitë e të dyshuarve janë në vijim:

– Kastriot (Xhevat) Shala ilindur me datë 30.07.1995, me banim në fshatin Trudë të Prishtinës.

– Leutrim(Rrahman) Latifi i lindur me datë 27.08.1992 me banim  rruga Vushtrrisë nr; 64 Prishtine.

– Ridvan(Rexhep) Ademi  i lindur me datë11.08.1989 me banim në fshatin Dobratin të Podujevës.

Shpërndaje në rrjete sociale