Një aksident me vdekje është shënuar mëngjesin e kësaj të marte rreth orës 08:30, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur Kryebushat, Vau Dejës.
Sipas njoftimit të policisë, mjeti tip Mercedez-Benz, me targë AA908LZ, i drejtuar nga shtetësia A. V. 38 vjeçe banuese në Mëlgushë, Vau Dejës, ka aksidentuar këmbësoren 46 vjeçare me inicialet Sh. Sh, banuese në Bushat, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesja e mjetit është në vendngjarje dhe po shoqërohet në ambientet e policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje po kryen veprimet grupi hetimor për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./tvklan.al
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...