Punëtorët e larguar nga KEDS-i, kanë njoftuar se sot nga ora 10:00 do të kthehen në vendet e tyre të punës, prej nga u larguan rreth dy vite më parë.
“Fatkeqësisht Bordi i KEDS-it nuk respektoi urdhrin nga Gjykata që t’i ftojë në punë brenda 3 ditëve, më datë 23 nëntor 2018, kur edhe e mori këtë urdhër dhe ne jemi të detyruar që fatin tonë ta marrim në dorë vetë, gjithnjë duke respektuar të gjitha Aktvendimet e Gjykatave. Kjo gjendje është bërë e pa durueshme për punëtorët. Bordi i kësaj kompanie po sillet sikur të ishte “Sulltanat” në vete brenda shtetit tonë”, thuhet në njoftimin e këtyre punëtorëve.Me rastin e këtij aktiviteti, punëtorët do të mbajnë edhe konferencë për media, para ndërtesës së KEDS-it në orën 10:00.
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona
E papritur: Bëhen bashkë Limi dhe Edi
Poloni, hapet labirinti më i madh i borës në Evropë