Tash e disa ditë shumë nga dyqanet në kryeqytet kanë mbetur pa Coca-Cola.
Qytetarët nuk kanë mundur të furnizohen me Coca-Cola 33ml në kanoçe duke ngritur kështu shqetësimin se taksa doganore e vendosur ndaj Serbisë ka ndikuar në këtë mungesë.
Arbresh.info ka kontaktuar me zyrtarë të Coca-Coles në Kosovë të cilat kanë arsyetuar këtë mungesë.
Sipas tyre në prag të festave është harxhuar sasia dhe janë në pritje të furnizimit.
“Momentalisht është harxhuar dhe jemi tu e prit mallin, sidomos verës dhe gjatë festave kemi kërkesa më të mëdha”, kanë thënë nga Coca-Cola.
Ata kanë shtuar gjithashtu se në Coca-Cola nuk shkruhet mbishkrimi “Kosovo i Metohija”
“Ne të gjitha produktet e Coca-Cola sshkruan Republika e Kosovës dhe nuk ka asgjë të bëjë me mbishkrimet “Kosovo i Metohija”, kanë thënë nga Coca-Cola.
Ndryshe Coca-Cola është brend ndërkombëtar për të cilin nuk vlen taksa doganore prej 100% e vendosur për mallrat e Serbisë dhe Bosnjës/Arbresh.info/A.Çitaku
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...