Qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të liderit të saj, Isa Mustafa, po shihen si propagandistike dhe foshnjore nga deputetë të partive që aktualisht qeverisin me vendin.
Deputeti i NISMA Socialdemokrate, Milaim Zeka, thotë se deklaratat e Mustafës për ndërprerje të dialogut po bëhen për përfitime elektorale.
“Pavarësisht që thotë Isa Mustafa se dialogu duhet me u ndalë ose Fatmir Limaj apo Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaqi, dialogu nuk varët nga ne a duhet të ndalet apo duhet me u ndal , dialogu varet ekskluzivisht prej Uashingtonit dhe Brukselit, për më qejf 10 km Vuqiq nuk ua kish pa fytyrën as një shqiptari, Vuqiq është 1 milionë herë më i fuqishëm se çdo lider i joni, e detyrojnë ata me u ul në dialog me ne e nuk mund ti ikim dialogut. Kështu që këto deklarata janë ekskluzivisht për konsum propagandistik të fitojë vota dhe asgjë tjetër”, shprehet Zeka për arbresh.info.
Sipas tij, dialogu mund të ndalet vetëm në qoftë se kemi sinjale nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo kancelarja gjermane, Angela Merkel.
“Ajo qe mu më gëzon fakti është se shtetet e Bashkuara të Amerikës ma në fund po e përkrahin formimin e ushtrisë së Kosovës. Fjala e Amerikës është zot për Evropën edhe për krejt botën kështu që kjo është me rëndësi. Edhe dialogun në qoftë se kemi sinjale nga Amerikanët që duhet me e ndalë në qoftë se Isa Mustafës i kanë thanë nga Amerika se duhet me ndalë dialogun ose dikush nga kabineti Merkel me ndal dialogun atëherë e ndalim, përndryshe kjo është deklaratë foshnjore”, deklaroi ai.
Zenun Pajaziti, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, tha se kushdo që mendon me u tërheq nga dialogu është ikje personale prej përgjegjësive që kanë.
“Sa i përket kësaj deklarate të ndërprerjes së dialogut mendoj që nuk mund t’i ikë përgjegjësisë askush, të krijoj rrethana të tjera kur përgjegjësit kryesore i mbajnë vetë përgjegjësit e subjekteve politike pozitë-opozitë. Nuk mundemi me ikë prej përgjegjësisë me abstenu prej këtij procesi tu prit ditë ma të mira ndërkohë që është në dorën e liderëve politik, me u ul bashkë me krijua platformë për dialog. Edhe partnerët ndërkombëtarë nuk është se do të jenë të involvuar më shumë seç kanë qenë deri më tani ose të na serojnë ndonjë platformë të tyre, ata presin që faktori politik vendor të jetë i dakorduar me një platformë të vetme, sidomos partneret tanë prandaj kushdo që mendon me shty ose mu tërheq është veç ikje personale prej përgjegjësive që kanë”, thotë ai.
Sipas deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje negociatat ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian po shkatërrojnë të ardhmen e Kosovës.
“Dialogu ka marrë kahjen më të keqe që e ka pasur ndonjëherë. Prandaj, sa më shpejtë që ndalet dialogu dhe kthehet Thaçi në Kosovë, aq ma mirë do të jetë për Kosovën,” deklaron Selimi për arbresh.info.
Kosova dhe Serbia kanë filluar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me lehtësim të Bashkimit Evropian që prej vitit 2011. Nga këto negociata kanë rrjedhur një varg marrëveshjesh që asnjëherë nuk kanë gjetur zbatimin e plotë nga dyja palët./Ardita Zeka/arbresh.info/
Rama uron Kurtin: Fitorja të shndërrohet në sukses dhe në th...
Bllokohen akset kryesore, fermerët në Greqi nuk heqin dorë n...
Mediat ndërkombëtare: Fitore e qartë e Vetëvendosjes në zgje...
Pacolli e uron Kurtin për fitoren: Ky rezultat konfirmon bes...
Adelina e lumtur me fitoren e LVV-së, rikthen deklaratën se ...
Ali Ahmeti uron Kurtin për fitoren: Kosova ka nevojë për sta...