Londinezët e kanë mposhtur skuadrën e Manchester City me rezultatin 2:0, shkruan lajmi.net.
Në pjesën e parë ishin mysafirët e Manchester që dominuan takimin por nuk konkretizuan rastet e tyre. Këtë e pësuan në minutën e 45’, kur N’Golo Kante realizoi për mysafirët në gjuajtjën e parë në kuadrat, dhe vendosi rezultatin 1:0 për pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, vendasit e filluan diçka më mirë takimin dhe rrezikuan disa herë portën e “Citizens”.
Pikërisht kur skuadra e Pep Guardiolas u rikthye dhe filloi të kontrollonte lojën, duke iu afruar barazimit, ishte David Luiz që me një goditje me kokë mbylli dilemën e fituesit, në minutën e 78’.
Kësisoj, Chelsea rikthehet tek fitorja pasi nuk e gjeti atë në katër ndeshjet e fundit në Premierligë.
Në anën tjetër, Manchester City humbet kreun e tabelës, duke mbetur me një pikë më pakë se Liverpool.
Në Prishtinë u mbajt akademia përkujtimore “Ditët e Shqipes”...
Tragjedi në Austri: Humb jetën 19-vjeçari nga Kosova në një ...
Bayern Munich i bashkohet klubeve angleze në garën për trans...
Shtatë për qind e pagës për shëndetin, “funksionalizimi i pl...
E dhimbshme: Vdes veterani i UÇK-së, Brahim Toçani
SHBA-ja ka rënë dakord për lirimin e aseteve të ngrira të Ir...