Reperi i ndjerë Mac Miller ka marrë nominimin e parë Grammy, pikërisht tre muaj pasi u nda nga jeta.
Ai vdiq në shtëpinë e tij në Los Angeles nga mbidoza drogës.
Recording Academy njoftoi mëngjesin e së premtes nominimet e vitit 2019 dhe në listën për ‘Albumin më të mirë rep’ ishte puna e fundit e Miller në studio, “Swimming.”
Reperi lëshoi albumin më 3 gusht dhe ishte planifikuar që të bënte një turne në tetor.
Ish i dashuri i Ariana Grandes përballet me “Invasion of Privacy” të Cardi B, “Victory Lap” të Nipsey Hussel, “Daytona” të Pusha T dhe “Astroworld” të Travis Scott.
Çmimet Grammy 2009 do zhvillohen më 10 shkurt në CBS. Mes të nominuarve të tjerë janë Dua Lipa, Bebe Rexha, Chloe X Halle dhe Bradley Cooper.
Allegri pranë Napolit, Milani drejt shkarkimit të trajnerit
Nis rishikimi i ligjit për Parqet Kombëtare, synohet zgjidhj...
Gjykata Kushtetuese rikthen për rishqyrtim çështjen e masës ...
Kryeqyteti organizon ceremoni përkujtimore për Fehmi e Xhevë...
Nga 1 qershori, bileta e autobusit mund të kushtojë 30 lekë ...
Dalin në shtije biletat për ndeshjen miqësore me Andorrën