Rusia do të zhvillojë raketa të ndaluara nën marrëveshjen e Luftës së Ftohtë nëse SHBA tërhiqet nga pakti, paralajmëron presidenti Vladimir Putin.
Komentet e tij vijnë pas akuzave të NATO-s që Rusia tashmë ka shkelur Traktatin e Forcave Nukleare (INF), transmeton portali arbresh.info.
E nënshkruar në vitin 1987 nga SHBA dhe BRSS, kjo marrëveshje ndalon të dyja vendet të përdorin raketat e rrezes së gjatë dhe të shkurtër të veprimit.
Por, Putin thotë se akuza është një pretekst nga Amerika për t’u larguar nga pakti.
Në komentet televizive, lideri rus tha se shumë vende të tjera kanë zhvilluar armë të ndaluara nën traktatin e INF.
“Tani duket se partnerët tanë amerikanë besojnë se situata ka ndryshuar aq shumë saqë [ata] gjithashtu duhet të kenë një armë të tillë”, tha ai.
“Cila është përgjigja jonë? Është e thjeshtë – në atë rast do ta bëjmë edhe ne këtë.”
Presidenti i SHBA Donald Trump ka thënë më parë se vendi i tij do të braktiste traktatin për shkak të veprimeve ruse.
Analistët thonë se Rusia i sheh armët si një alternativë më të lirë ndaj forcave konvencionale./Arbresh.info/
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...