Sot në mbrëmje në qytetin e Shkupit filloi protesta e paralajmëruar kundër ndryshimeve kushtetuese e organizuar nga partia opozitare OBRM-PDUKM.
Në protestë kanë dalur një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të cilët mbajnë në dorë flamuj të partisë së OBRM-PDUKM-së dhe shtetit të Maqedonisë.
Protestuesit vazhdimisht kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë së Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski kërkoi nga protestuesit që t’iu bashkëngjitën edhe ditëve tjera në protestë, dhe kërkoi mobilizim të madh nga të gjitha shtabet e OBRM-PDUKM-së.
Ai shtoi se nuk janë vlera evropiane ato që promovon Zoran Zaev dhe qeveria e tij, dhe se për shkak të politikave të këqija të kësaj qeverie njerëzit ende më shumë po zhgënjehen dhe po ikin nga vendi.
Kurti i dërgoi mesazh Hamzës në mbrëmje, Çitaku zbulon përmb...
Ronaldo realizon tjetër gol, Al Nassr afër titullit kampion
Tjetër penallti në “Metropolitano”, Alvarez barazon
Kurti takon virtualisht Haddad, flasin për integrimin evropi...
Prishtina 01 fituese e Kupës së Kosovës në futsal
Arsenali shkon në pushim me epërsi ndaj Atleticos