Anëtarë të mafias famëkeqe italiane Ndranngheta ishin shënjestër e një operacioni të madh policor në Evropë.
Qindra policë merret vesh të jenë përfshirë në operacione në Belgjikë, Itali, Gjermani dhe Holandë, transmeton portali arbresh.info.
Të paktën 90 persona janë arrestuar dhe më shumë se tre tonë kokainë dhe 140 kg ekstazi janë kapur.

Restorantet italiane dhe dyqane të akulloreve të përdorura për të pastruar para janë në mesin e ndërtesave të bastisura.
Miliona euro të pastruara janë konfiskuar në bizneset dhe shtëpitë e bastisura në katër shtete, thonë zyrtarët dhe disa anëtarë të lartë të ‘Ndranghetës besohet të jenë në mesin e atyre që janë arrestuar.
Eurojust – organi i bashkëpunimit gjyqësor evropian i përfshirë – tha se operacioni “Pollino” ishte në lëvizje që nga viti 2016.
Mafia e Ndrangheta vjen nga Kalabria në Italinë jugore. Ndërsa mafia siciliane u bë e famshme në filma dhe televizion, ‘Ndrangheta mendohet që kontrollon më shumë se 80% të tregtisë së kokainës në Evropë dhe me rreth 6,000 anëtarë, është një forcë e konsiderueshme dhe e përhapur në krimin evropian./Arbresh.info/
Gjykata Supreme lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan ...
Kurti pret drejtuesit e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të...
“Thuaji, s’i ke parë kurrë”, prokuroria shfaq në ekran përgj...
“Shkurt, po, jo, mos filozofo” – ZPS zbardh 9 përgjime të Th...
Policia e Kosovës sqaron dhe mohon lajmet e rreme për të sht...
Një muaj paraburgim për dy punonjës të KEDS-it të dyshuar pë...