Sapo kanë ndodhur disa zhvillime të papritura për shkak se Milani ka prekur frenat në garën për Zlatan Ibrahimovicin, që tani duhet se do të vazhdojë qëndrimin në La Galaxy.
Bazuar në një raport nga ‘SportItalia’, këtë mbrëmje negociatat janë ndërprerë për shkak të një problemi serioz dhe të dy palët kanë ndarë rrugës dhe janë duke refuzuar të vazhdojnë tutje bisedimet, transmeton portali arbresh.info.
Vetëm disa orë më parë mendohej se gjithçka ishte kryer dhe kishin mbetur vetëm detajet dhe se Ibra do të arrinte në janar në formë huazimi me opsionin për të vazhduar tutje.
Sidoqoftë, tani duket që “Rossonerët” kanë kthyer vëmendjen diku tjetër për përforcime.
Gjiganti italian, që aktualisht qëndron në vend të katërt në Serie A, është në kërkim të transferimit të mesfushorit Cesc Fabregas gjithashtu./arbresh.info/
Vuçiq akuzon direkt SHBA-në dhe vendet e rajonit për mbështe...
Sigal Prishtina mbetet pa trajner, zbulohet arsyeja e largim...
Syla për arrestimin e Lozhanit në Serbi: Iu gjet në xhep kar...
Kusari-Lila: Qeveria Kurti 3 do të bëhet, për presidentin du...
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 65-vjeçarja
Rodrygo merr një lajm tronditës para ndeshjeve të play-offit...